Ngacmon një nxënëse, dërgohet në mbajtje mësimdhënësi në Prizren

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një mësimdhënës në Prizren pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të gjimnazit.

Lajmi është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar në Prizren nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka ngacmuar seksualisht gjatë komunikimit të drejtpërdrejt dhe gjatë komunikimit në rrjete sociale viktimën femër K-Shqiptare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme