I riu nga Prizreni në rrezik për jetën, tentoi t’i jap fund jetës duke konsumuar hapa

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Një 39-vjeçar nga Prizreni ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke përdorur një sasi të madhe të medikamenteve, të cilat ia kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia është njoftuar lidhur me rastin nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Prizrenit, ku viktima është dërguar për trajtim pasi ka tentuar ta vras veten.

Burime nga ky spital kanë bërë me dije për Sinjalin se një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë informacionet e para për rastin.

Zyrtarët policorë kanë marrë një deklaratë nga nëna e 39-vjeçarit, e cila u ka thënë atyre se djali i saj edhe më parë ka përdorur medikamente qetësuese, por kësaj radhe ka konsumuar një sasi të madhe.

Për momentin, viktima është duke u trajtuar në repartin intensiv të spitalit dhe i njëjti është në rrezik për jetën, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme