Arrestohet në Itali kosovari që njihej si mik i ‘’serbit të tmerrshëm’’

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet italiane në provincën e Ferrarës, kanë vë në pranga shqiptarin nga Kosova, i cili konsiderohet bashkëpunëtor i një grupi kriminal.

Sipas raportimeve në pranga ka përfunduar Afrim Bejzaku, i cili mendohet se është pjesë e grupit të serbit të tmerrshëm i njohur si ‘Igor Rusi’, njofton Klan Kosova.

Ai njihet ndryshe edhe me emrat Igor Vaclaviç apo Norbert Feher, ndërsa aktualisht vuan dënimin me burg në Spanjë me akuzën e 5 vrasjeve.

Igor Vaclaviç, u arrestua në Spanjë më dhjetor të 2017 pas disa muajsh i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është autori i vrasjes së dy personave në Itali gjatë grabitjeve me armë si dhe të 3 personave në Spanjë, mes të cilëve dhe dy punonjës policie.

Siç shkruan Lapsi, Afrim Bejzaku 37 vjeç rezulton i dënuar më herët nga Prokuroria e Rovigos me 2 vjet e 3 muaj burg me akuzën e grabitjeve të kryera në rajonin e Venetos.

Sipas hetimeve, Afrim Bejzaku nuk rezulton të ketë lidhje me vrasjet e kryera nga ‘Igor Rusi’, por ai ka qënë pjesë e “bandës Pajdek”, grup kriminal i specializuar në grabitje, ku bënte pjesë dhe ‘Igor Rusi’, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme