Një person është arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit në shtetin e Sllovenisë.
“ Në bazë të autorizimit lëshuar nga prokuroria kompetente me 11.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, lidhur me veprën penale të dhunimit, i cili dyshohet se ka ndodhur me datën e lartcekur në shtetin e Sllovenisë”, thotë Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.