Arrestohet në Morinë serbi në kërkim ndërkombëtar

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme në pikën kufitare të Morinës është arrestuar 49 vjeçari Dejan Stanojeviç i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Stanojeviç jetonte në Ferizaj të Kosovës ku fshihej për të mos rënë në prangat e autoriteteve serbe. Mësohet se pas arrestimit të tij, Interpol Tirana do të nisë procedurat për ta ekstraduar drejt Serbisë.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Serbisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë, në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues në Ferizaj.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi.

Të ngjashme