Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kishte organizuar lojëra të fatit në lokalin e tij, ndërkaq me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.