Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë me urdhër të Gjykatës Themelore e ka arrestuar një person me inicialet H.I, i dënuar me një vit burgim për veprën penale “Rrezikim publik i trafikut”.
I njëjti pas arrestimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë periudhës kohore nga data 1 shkurt deri me datën 10 shkurt, janë arrestuar 20 persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës.
Nga këta 12 persona të dënuar me dënime efektive me burg dhe atë nga dënimi me gjobë e deri në katër vite burgim.