Arrestohet 37 vjeçari në Shtërpcë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Shtërpcë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar T.T (37-vjeçar) në Shtërpcë, pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij S.D (33-vjeçare).

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se të martën, në ora 18:10 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë ishte një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin T.T(M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij S.D ( F/K) e moshës 33 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.

Të ngjashme