Arrestohet një 39-vjeçar në Vlorë, qarkullonte me armë zjarri

Prishtinë | 28 Maj 2024 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Arrestohet një 39-vjeçar në Vlorë, i cili qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri.

“Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur se kanë sekuestruan armën e zjarrit dhe një sasi municioni luftarak.

Të ngjashme