Një rast i dyshuar për fajde ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një person ka marrë një shumë të caktuar parash.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 66-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka pohuar se ka qenë i obliguar që çdo javë të paguajë obligimin ndaj të dyshuarit e që më pas ka hasur vështirësi në pagesa.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet.
Me urdhër të prokurorit, ndaj 63-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Fajde’.