Mbrëmë policia ka arrestuar një burrë dhe një grua, shtetas të Maqedonisë së Veriut, në Kaçanik.
Ata kishin shantazhuar një kosovar dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Kaçanik 22.07.2022-20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi të njëjtit kishin shantazhuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.