Arrestohet një burrë në Podujevë, dyshohet se vodhi trotinet elektrik në një veturë

Prishtinë | 23 Qer 2024 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Policia ka bërë të ditur se një vjedhje ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës, ku një person ka vjedhur një trotinet elektrik në një veturë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me forcë kishte hapur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe kishte vjedhur një trotinet elektrik. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme