Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Ferizaj, pasi që të njëjtës i janë gjetur dhe sekuestruar 12 fishekë të kalibrit 9 mm dhe një thikë, raporton Ekonomia Online.
Sipas raportit 24-orësh, thuhet se rasti ka ndodhur gjatë orëve të mesditës, ku të dyshuarën pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Rr. Emin Duraku, Ferizaj / 27.07.2024 – 12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit tek e njëjta janë gjetur dhe sekuestruar 12 fishekë të kalibrit 9 mm. dhe një thikë”, ka njoftuar policia.