Është arrestuar një femër në Prishtinë, pasi dyshohet për katërmbëdhjetë raste te vjedhjeve, në lokacione të ndryshme në Prishtinë, thuhet në raportin e policisë, shkruan Ekonomia Online.
“Pas hetimeve të vazhdueshme është arrestuar nga Policia e Kosovës, e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që dyshohet se e njëjta për disa muaj rresht kishte kryer 14 (katërmbëdhjetë) raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme në Prishtinë. Pas intervistimit e dyshuara me urdhër të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”