Arrestohet një gazetar në Algjeri

| 28 Mar 2020 | 12:34 | Nga

Policianë Algjeri ka arrestuar gazetarin Khaled Drareni dhe autoritetet planifikojnë t’i ngrenë akuzë për “sulm ndaj integritetit të territorit shtetëror”, njoftoi grupi Reporterët pa Kufij.

Drareni ka mbuluar protestat e vitit të kaluar në Algjeri, që detyruan presidentin Abdelaziz Bouteflika të japë dorëheqje gjatë prillit të vitit 2019.

Ministria e Drejtësisë ende nuk ka njoftuar për arrestimin e gazetarit.

Arrestimi i gazetarit Drareni vjen disa ditë pasi u arrestua lideri opozitar, Karim Tabou.

Autoritetet kanë arrestuar shumë figura opozitare, përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë të lartë apo ish-zyrtarë, të lidhur me presidentin Boutfetlika.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme