Arrestohet një grua me pasaportë false të Kim Kardashian

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Një kolumbiane është arrestuar pasi kishte përdorur foton e Kim Kardashian në pasaportë.

Një 29 vjeçare kolumbiane kishte përdorur foton e yllit të Instagramit, Kim Kardashian në pasaportën e saj fallco, shkruan lajmi.net.

Gruaja që vizitonte Këlnin u paraqit me  këtë pasaportë në bankë dhe punonjësit menjëherë njohën foton e Kim Kardashian.

29 vjeçarja më pas u arrestua nga policia gjithashtu agjentët sekuestruan dhe dy kartat e saj pasi rezultuan të rreme. 

Të ngjashme