Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në fshatin Çagllavicë, në Graçanicë ka arrestuar një grua pasi e njëjta në tre muajt e fundit ka keqtrajtuar vazhdimisht fëmijët e saj.
Sipas policisë, është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta sipas bashkëshortit të saj, në tre muajt e fundit vazhdimisht ka keqtrajtuar fëmijët e tyre. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman psikiatrik dhe me urdhër të tij e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë”.