Në Graçanicë, sërish protestë për të arrestuarit në rastin e djalit të Rashiqit

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Për të dytën ditë rresht, në Graçanicë është mbajtur protestë si përkrahje për shtatë të arrestuarit për rrahjen e djalit të politikanit Nenad Rashiq, Nikolës.

Protesta u organizua sot në mesditë nga rreth 50 të nxënës serbë. Një natë më parë, protestë organizuan edhe familjarët e të arrestuarve. Të dy protestat janë mbajtur para stacionit policor në këtë qytet, ka bërë të ditur RadioKIM.

Në protesta u kërkua lirimi i të arrestuarve. Familjarët thanë se bëhet fjalë për një rrahje të zakonshme që ndodh në çdo komunitet, duke hedhur poshtë idenë se ajo është nxitur nga politika.

Të hënën, dhjetëra të rinj serbë rrahën djalin e politikanit Rashiq në oborrin e shkollës në Llapnasellë.

Prokuroria ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda. Babai i viktimës e ka lidhur incidentin me politikë, ndërkohë që ka akuzuar Listën Serbe dhe Beogradin për nxitje dhe tensionim të situatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme