Më 12.01.2023, policia ka arrestuar A.K.(55) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se më datë 11.01.2023 nga celulari ka telefonuar Entin për Inteligjencë Financiare në Shkup dhe ka raportuar rrejshëm se në shkollat e Shkupit janë vendosur mjete shpërthyese.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe është konstatuar se kallëzimi ka qenë i rremë, ndërsa A.K. (një person me probleme shëndetësore) u gjet dhe është arrestuar.
Është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.