Arrestohet një grua që e sulmoi fizikisht dhe preku me elektroshok një grua tjetër në Gjakovë

| 09 Kor 2023 | 11:26 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe e ka prekur me elektroshok një grua tjetër në Gjakovë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarës i është konfiskuar elektroshoku.

E dyshuara është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Raporti i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 08.07.2023 – 11:48. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe prekur me elektroshok viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa nga e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar elektroshoku. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme