Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në Gjakovë i cili dyshohet për sulm e kanosje ndaj zyrtarëve policorë.

Po ashtu i dyshuari sipas policisë ka rezistuar gjatë arrestimit me çrast janë lënduar dy policë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policor dhe njëkohësisht gjatë arrestimit ka rezistuar, me ç’rast janë lënduar dy zyrtarë policor dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme