Të martën është arrestuar një person të cilit në shtëpi i është gjetur një armë gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.