Një person është arrestuar sot në Prizren, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “falsifikim i parasë”, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se te i dyshuari u kap me mbi 3 mijë dollarë, që dyshohen të jenë të falsifikuara.
I dyshuari tashmë ndodhet në stacion policor dhe ndaj tij pritet të merren procedurat e tjera hetimore.