Arrestohet një i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Ozdrim

| 08 Jan 2020 | 13:11 | Nga

Policia ka arrestuar një të dyshuar për aksidentin që ka ndodhur dje në Ozdrim të Pejës, ku ka humbur jetën një vajza shtatë vjeçare.

Nga policia thonë se personi i dyshuar është i komunitetit egjiptas.

“I njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ndeshet me veturën tjetër”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit dhe dy pasagjere femër K-Shqiptare  dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ku mjeku kujdestar konstaton se njëra nga viktimat femër ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme