Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, dje rreth orës 18:00, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, me inicilaet E.H., nga Ferizaji.
Kjo nën dyshimin se i njëjti që nga dhjetori 2018 e deri në prill 2019, ka arritur të përfitoj prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).