Stacioni Policor në Klinë është njoftuar nga Stacioni Policor në Fushë Kosovë, se me datë 13.02.2019 rreth orës 22:00, një person viktimë me profesion taksist është grabitur nga dy persona të tjerë, duke i transportuar në magjistralën Prishtinë-Pejë, me të arritur në Gjurgjevik i Madh tek vendi i quajtur “Te rrasat”.
Me këtë rast dy të dyshuarit kanë arritur ti marrin viktimës një telefon Iphone pesë, para të gatshme në vlerë 50 euro përfshirë edhe kuletën me dokumentet personale, njofton Policia e Kosovës në Pejë.
Të dyshuarit e kishin urdhëruar personin që të largohet në drejtim të Fushë Kosovës pa u ndalur askund, dhe vetë ata kishin ikur në drejtim të panjohur.
Sipas të dëmtuarit personat nuk vëreheshin se ishin të armatosur por gjatë gjithë kohës mbanin dorën në brez të mbuluar me xhaketë.
Me të marrë informacionet Policia ka marrë gjitha hapat e nevojshëm për kapjen e të dyshuarve, dhe ka arritur të identifikoj njërin nga të dyshuarit me inicialet V.B, mashkull viti i lindjes 1994.
Policia është kërkim të dyshuarve të tjerë.