Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes një serb nga fshati Korminjan i komunës së Ranillugut.
I arrestuari është Vitomir Iliq, 58-vjeçar, i cili më herët ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Arrestimin e serbit nga Korminjani e konfirmoi edhe zëdhënësi rajonal i Policisë së Gjilanit Ismet Hashani pa dhënë identitetin dhe motivet e arrestimit, transmeton ksp.
Ai nuk dha detaje për shkaqet e arrestimit përveç tha se i njëjti është duke u intervistuar nga hetues të Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit.
“Sot rreth orës 7 të mëngjesit në fshatin Korminjan të komunës së Ranillugut është arrestuar një serb, shtetas i Kosovës”, tha Hashani.
Në arrestimin e tij kanë marr pjesë edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.