Arrestohet një person duke bartur municion

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Të enjten pasdite, Policia në Mitrovicë gjatë kontrollit të detajuar të një veture ka gjetur dhe ka sekuestruar një mijë e 200 fishekë të armës së gjuetisë.

“I dyshuari L. F. 46 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të gjykatës është kryer edhe bastisja e shtëpisë së personit në fjalë, ku si prova materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: një pistoletë Bereta, një karikator dhe 10 fishekë 9 mm”, thuhet në kumtesë.

“Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit L. F. 46 vjeçar i është shqiptuar masa në mbajtje 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për ‘import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse’”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme