Në mbrëmjen e 24 qershorit në Mitrovicë ishte raportuar rasti i veprës penale ‘grabitje’, ku sipas viktimës së rastit (femër) thuhej se në rrugën “Vëllezërit Dragaj’’ në Mitrovicë një person i dyshuar ia kishte grabitur zinxhirin nga fyti.
Pas procedimit të vendit të ngjarjes, nën autorizimin e prokurorit të rastit, hetuesit e stacionit policor-Jugu kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit.
“Ecuria hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: A. P. 17 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Mitrovicës, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilit është bërë në orët e mbrëmjes me 7 korrik 2016 në Mitrovicë”, njofton Policia.
Pas procedurave intervistuese në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të çështjes të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.