Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vet, duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Beteja e Koshares” në Mitrovicë, ku njësitet policore takojnë viktimën e rastit femër e moshës rreth 37 vjeçare, ajo ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj ku si pasojë kishte pësuar lëndime të dukshme trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë e më pas është dërguar për në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më pas policia e arrestuar të dyshuarin dhe kishte bërë bastisje në shtëpinë e tij.
“Veprimet policore ishin orientuar drejt identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit H.B., 37 vjeçar, me ç’rast është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 34 fishekë; një shufër metalike; një shufër gome; një palë pranga; një thikë”, thuhet më tej në njoftim.
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘lëndim trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.