Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Ekonomia Online.
Gjatë ditës së djeshme, i dyshuari kishte prezantuar një letërnjoftim italian që ishte falsë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka tentuar që të udhëtoi për në Londër duke prezantuar letërnjoftim Italian e që dyshohet të jetë falsë. Me vendim të prokurorit dokumenti është konfiskuar ndërsa i dyshuari dërgohet në Mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.