Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Ferizaj, me dyshimin se i njëjti, me qëllim përfitimi, e kishte inskenuar një grabitje me armë.
Sipas Policisë, i dyshuari, me 25.11.2016 kishte njoftuar policinë se në fshatin Mirashë ,në vend punishten e kompanisë “Bechtel Enka” ku i dyshuari ishte roje fizike, nga katër persona të dyshuar nën kërcënim të armës janë vjedhur rreth 150 litra naftë dhe disa bateri gjeneratori.
Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes së bashku me një të dyshuar tjetër,përndryshe koleg i tij.
Me vendim të prokurorit të shtetit rasti me procedurë të rregullt i kalon gjykatës përkatëse.