Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti ka ofenduar dhe ka kanosur një zyrtar policor.
Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pasi është ndaluar nga policia në lidhje me një kundërvajtje në trafik, fillimisht ka refuzuar të gjitha urdhëratë e zyrtarit policor e më pas ka ofenduar dhe kanosur zyrtarin policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.