Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar vëllanë e tij.
Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar viktimën kosovar -vëllain e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.