Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar se policia në Gjilan, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar 23 vjeçarin S.R.
Në komunikatë thuhet se i njëjti ishte i kërkuar me një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dhe ishte i dënuar me një vit burgim për veprën “Sulm seksual”.
Pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.