Mbrëmjen e datës 3 shtator është arrestuar një i dyshuar, pronar i një lokali të lojërave të fatit.
Sipas Policisë, i dyshuari në lokalin e tij ishte duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme.
Pas kontrollimit të lokalit janë hasur 10 persona(lojtarë), kurse në lokal janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 shtëpiza kompjuterike, 2 monitorë, 1 printer, 3 tabela TV të lojërave të fatit, 34 tiketa të lojërave të fatit dhe para të gatshme.
Pronari i lokali me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.