Është arrestuar një person në Klinë, pasi të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar 10 qese të vogla me marihuanë dhe kokainë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas kontrollit në një lokal në të cilin i dyshuari ishte duke punuar, përcjell Klankosova.tv.
” Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në një lokal në të cilin i dyshuari ishte duke punuar, kanë gjetur dhe konfiskuar dhjetë (10) qese të vogla substancë të dyshuar narkotike Marihuanë dhe Kokainë me peshë afër 30 gram”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.