Policia ka arrestuar një person në Merdarë, nën dyshimin se ai ka kryer veprën e cekur, pasi që gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit ka hasur në tre persona, të cilëve i dyshuari u kishte premtuar se do t’i dërgonte në shtetet e BE-së dhe për këtë qëllim dyshohet se ua kishte marrë nga 2500-3500 €.
Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme 5885 €.
Me vendim të prokurorit, viktimat pas intervistimit janë liruar, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.