Arrestohet një person në Mitrovicë, kapet me 682.3 gram marihuanë

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi gjatë një kontrollimi në veturën e të dyshuarit janë gjetur 682.3 gram substancë narkotike.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i janë konfiskuar vetura dhe telefoni i tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se ai në veturën e tij posedon substancë narkotike. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 682.3 gram marihuanë, një peshore elektrike po ashtu janë konfiskuar edhe vetura dhe telefoni i tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme