Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Pejë për kanosje të dy prokurorëve të shtetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, saktësisht Stacioni Policor nё Pejё, më datё 14.07.2023, rreth orёs 19:20, ёshtё informuar se nё rrugën “ Mbretёresha Teutё” nё Pejё, i dyshuari ka kanosur pёrmes telefonit dy Prokurore tё shtetit.
Policia menjëherë ka marr masat e nevojshme duke kërkuar tё dyshuarin (i njohur për Policinë), në vendbanimin e tij, mirëpo i njëjti nuk ёshtё hasur nga Policia.
Ndërkaq, të martën pas një pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejë, është arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti është arrestuar.
Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari tё ndalohet pёr 48- orё.