Arrestohet një person në Podujevë, ishte i dënuar me tre vjet burgim

Prishtinë | 19 Pri 2024 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Podujevë: Arrestohet një person, ishte i dënuar me tre vjet burgim

Policia e rajonit të Prishtinës, sot në orët e hershme të mëngjesit realizoi një operacion policor që rezultoi me arrestimin e B.B.

41-vjeçari ishte deri sot në arrati. Ai ishte i dënuar me tri vjet burgim. Pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit.

Klankosova.tv ka pyetur në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk mori përgjigje.

Të ngjashme