Arrestohet një person në Prishtinë, vodhi 17 mijë euro

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 15:43 | Nga

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas një pune hetimore dhe operative të realizuar nga ana e hetuesve të stacionit policor “Qendra”, sot është arrestuar në flagrancë i dyshuari, shtetas i Republikës së Kosovës për disa vepra të mashtrimit.

Mbështetur në rezultatet e veprimeve hetimore të ndërmarra nga ana e policisë dyshohet se, deri tani i dyshuari ka arritur të mashtroj së paku 4 qytetarë të Republikës së Kosovës duke u paraqitur rrejshëm si zyrtar në një nga kampet e KFOR-it, në Prishtinë.

Pothuajse në të gjitha rastet e raportuara i dyshuari u ka marrë vlera të parave nga 3.500-5.000 euro qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar se në këmbim do të marrin vetura ose mjete të rënda pune.

Vlera e përafërt e mashtrimit dyshohet të arrijë në 17.000 euro.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, për tu dërguar më pas në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme