Një i dyshuar është arrestuar dje në Prizren pasi kishte penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“I njëjti fillimisht ka penguar ankuesin mashkull k/Shqiptar në kryerjen e punës, pastaj edhe zyrtarët policorë derisa ishin në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të policisë.