Arrestohet një person i dyshuar për ‘gjueti të kundërligjshme’ dhe armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, me datë 04.11.2019 rreth orës 19:00, në Pejë, përderisa zyrtarët policorë ishin në një pikë tek barriera e pylltarisë kanë ndaluar një person i cili ishte duke drejtuar një veturë me targa të huaja.

“Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një armë me dylbi, 17- copë fishekë të të njëjtës armë, 19- fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një kafshë (dhi e egër) e vrarë kafshë e cila është e mbrojtur me ligj.

I dyshuari: P. L. i lindur 1984 m/k/sh, është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për media. 

Të ngjashme