Një person është arrestuar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur, në Shtime.
Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 09:00.
Viktima si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij të mitur, viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë e dhunës kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, dyshuari është dërguar në mbajtje./Ekonomia Online/