Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sekuestrohet një sasi armatimi

Prishtinë | 09 Tet 2024 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë bën të ditur se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë karabinë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth 100 gramë barut.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh.

Të ngjashme