Arrestohet një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Me datën 17 dhjetor rreth orës 16:20, Policia në Prizren pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar (J. L.), i cili dyshohet se me 20.10.2018 ka kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’, i cili rast ka ndodhur në Prizren.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme