Arrestohet një person, tentoi të shkel me veturë policin

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 09:50 | Nga

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës sepse i njëjti nuk ka ndjekur urdhrat e një zyrtari policor dhe ka tentuar të shkel një tjetër me veturë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor duke tentuar ta godas njërin nga zyrtarët me veturën e tij në lëvizje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme