Një person është arrestuar në fshatin Botushë, në brezin kufitar me Shqipërinë.
Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë, në bagash i është vërejtur një çantë ku janë gjetur mbi 3 kg marihuanë.
Këtë e ka bërë të ditur policia me një njoftim.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë, më
18.01.2023, rreth orës 18:20, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të
dyshimta të një veture në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë. Lidhur me
informacionin janë aktivizuar patrullat ku edhe kanë ndaluar automjetin VW Pasat me targa te
huaja.
Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë, në bagazhin e automjetit kanë vërejtur një
çantë brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të
jetë e llojit marihuanë.
Është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë, janë sekuestruar automjeti dhe sasia
e substancës në sasi 3 kg e 100 gram dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe
shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, ndërsa me urdhër të
prokurorit të lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të
kundërligjshme, përfshirë rastet që lidhen me lëndët narkotike.