Arrestohet një ushtar amerikan, kishte lidhje me ISIS-in

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 11:03 | Nga

Një ushtar aktiv i ushtrisë amerikane është arrestuar nga FBI-ja në Hawaii nën akuzat se kishte tentuar t’i dërgonte trajnime dhe dokumente ushtarake ISIS-it, njoftojnë autoritetet amerikane.

Zyrtarët e kanë identifikuar ushtarin si Ikaika Kang, 34-vjeçar, dhe kanë thënë se ai është arrestuar sepse kishte lidhje me ISIS-in, transmeton Express. Kang është pjesë e Divizionit të 25-t të Këmbësorëve në Honolulu.

Ai ishte dërguar në misione në Irak, Afganistan dhe Korenë Jugore dhe po ashtu ishte fitues i disa medaljeve, raporton NBC.

Ai u arrestuar të shtunën nga agjentët specialë të ekipit SËAT. FBI-ja beson se ai ka vepruar i vetëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme